Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasi u dënua për 53-milionëshin, Lekaj thotë se do të kontribuojë për Kosovën

Pal Lekaj - 53 milioneshi

Foto: Arkiv

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i dënuar me tri vjet e 8 muaj burgim për 53-milionëshin, ka deklaruar se do të vazhdojë të punë për të mirën e Kosovës.

Në një takim me qytetarë, Lekaj është shprehur të dielën se është i pafajshëm dhe është i gatshëm “të jap kontributin për të mirën e përgjithshme”.

“Kam dashtë që të komunikoj me ju drejtpërdrejt dhe të ju them që në këtë proces jam i pafajshëm dhe do të qëndroj sikur kam qëndruar edhe përpara dhe në çdo kohë jam i gatshëm të jap kontributin tim për të mirën e Kosovës dhe të mirën e përgjithshme”, është shprehur Lekaj.

Ish-ministri në Qeverinë Haradinaj u shpall fajtor të mërkurën (31 janar) nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Edhe Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit” Arbëri Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit”

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Mbrojtja e Lekajt ka paralajmëruar se vendimin e Themelores do ta dërgojnë në Gjykatën e Apelit.