Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit ndaj bashkëpartiakut të tij, Pal Lekaj, për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Haradinaj ka thënë se është i bindur në pafajësinë e Lekajt, ndërsa ka shtuar se beson se Gjykata e Apelit më tej do ta zbardhë këtë rast.
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj!
Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim të mërkurën për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. Ai është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.
-
Pasi u dënua për 53-milionëshin, Lekaj thotë se do të kontribuojë për Kosovën
-
Ish-ministri Pal Lekaj dënohet me tre vjet e tetë muaj burgim edhe në rigjykim
-
Pal Lekaj dënohet me burgim edhe në rigjykim
-
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt për “53-milionëshin”
-
Apeli shqyrton ankesat e Lekajt dhe të tjerëve në rastin e “53 milionëshit”