Autoritete i Aviacionit Civili, tërthorazi ka vërtetuar dokumentet e prezantuara në kronikat e KTV-së, për problemet e shumta brenda Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Përmes një dokumenti të emëruar si Qarkorja e Sigurisë, më 19 korrik, Autoriteti i Aviacionit Civil, ua tërheq vërejtjen të gjithë punonjësve që të kenë kujdes nga rrjedhja e informacioneve, pasi ata do të sanksionohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“ Kohëve të fundit janë vërejtur disa raste të rrjedhjes së raporteve të ndodhive në publik, duke krijuar lajme të bujshme në media. Përdorimi i raporteve të ndodhive për arsye tjera, përveç kontributit në përmirësim të sigurisë dhe parandalimit të incidenteve dhe aksidenteve, është i ndaluar sipas Rregullores 01/2009 të AAC”.
Tutje, sipas kësaj qarkoreje, rrjedhja e informacioneve ka ndikuar në humbjen e besimit në mes të ASHNA-së dhe etniteteve përgjegjëse që ajo i raporton.
“ Rastet e rrjedhjes së informatave nga raportimi i ndodhive, kanë dëmtuar dukshëm nivelin e besimit në mes të raportuesit dhe entiteteve përgjegjëse për pranimin edhe analizimin e informatave të raportuara dhe dekurajojnë raportimin e mëtutjeshëm, duke e dëmtuar rëndë sistemin e sigurisë së Aviacionit Civil”.
Ndërkaq, në fund të letrës u bëhet thirrje punonjësve që kanë qasje dhe janë të përfshirë në sistemin për raportimin e obligueshëm të ndodhive që të mos i nxjerrin në shtyp, ngase veprimi i tyre do të konsiderohet shkelje dhe do të ndëshkohet në përputhje me Ligjin për Aviacionin Civili, neni 97 i të cilit parasheh gjoba të ashpra, shuma e të cilave arrin deri në 150 mijë euro.
Neni 97 thotë se, “Nëse një person, përveç një personi, i cili ushtron një veprimtari të transportit komercial ajror ose transportit komercial ndërkombëtar ajror, bën shkeljen e cilësdo nga dispozitat e këtij ligji ose një rregulle, rregulloreje ose urdhri të nxjerrë në bazë të këtij ligji, autoriteti përkatës publik mund të shqiptojë një gjobë administrative ndaj këtij personi në një shumë, e cila nuk tejkalon 150,000 euro për secilën shkelje të
këtillë. Nëse shkelja është e natyrës së vazhdueshme, çdo ditë e shkeljes përbën shkelje të veçantë”.
Kohavisioni që nga viti i kaluar ka raportuar për probleme të shumta teknike dhe keqpërdorime që kanë ndodhur brenda ASHNA-së, duke u bazuar në dokumentet që posedonte.
ASHNA-ja është pjesë që menaxhohet nga vendorët, por që nga 1 qershori brenda saj është një mbikëqyrës i KFOR-it, i cili monitoron çdo lëvizje që bëhet në hapësirën që menaxhohet nga shteti.
Burime të KTV-së bëjnë të ditur se njëra ndër arsyet e kësaj mbikëqyrjeje nga KFOR-i është pikërisht për shkak të keqmenaxhimeve dhe problemeve të vazhdueshme me radarin që shtetit i ka kushtuara 8 milionë euro.