Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka reaguar ndaj kronikës që mbrëmë është transmetuar në edicionin qendror të lajmeve të KTV-së ku është trajtuar çështja e blerjes së një pajisjeje për radar.
KTV-ja ka raportuar se Agjencia e ka anuluar këtë aktivitet, pasi kishte planifikuar dhe ndarë 50 mijë euro për blerjen e dy pajisjeve të tilla, por e hapi procesin e tenderimit vetëm për një të tillë duke rrezikuar humbjen e 18 mijë eurove.
Në reagimin e ASHNA-së nuk përmendet askund se ku ka bërë shkelje Kohavisioni apo ku nuk pati të drejtë, përveç se thuhet se KTV po raporton vetëm me konotacion negativ.
ASHNA akuzon gazetaren Ardiana Thaçi se raportimet po i bënë për qëllime personale, por nuk e dëshmon as këtë pretendim me ndonjë fakt.
Kohavisioni do të vazhdojë të raportojë për shkeljet në këtë agjenci dhe në çdo institucion tjetër, gjithnjë duke kërkuar qasje në dokumente zyrtare dhe transparencë të plotë nga të gjitha institucionet që veprojnë me taksa të qytetarëve.
-
Prokuroria po heton 3 zyrtarë në ASHNA për tenderin milionësh me radarin
-
Agjencia Anti-Korrupsion gjen shkelje të ASHNA-s me kamera të sigurisë
-
AGK reagon ndaj vendimit të drejtorit të ASHNA-s për ndërprerje të komunikimit me gazetaren e KTV-së
-
Reagon AGK: ASHNA ka linçuar gazetaren e KTV-së Ardiana Thaçi – Mehmeti
-
OSHP-ja kthen në rivlerësim procesin e anuluar të prokurimit nga ASHNA-ja