Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin nga anëtarja Ardiana Thaçi – Mehmeti se ajo po linçohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
“Qëkur kjo agjenci dërgoi një letër për media, më 2 tetor, në të cilën u bënte thirrje qytetarëve të Kosovës të mos binin pre e kinse “dezinformatave” të publikuara në Kohavision nga unë -Ardiana Thaçi, që në fakt ishin vetëm informacione mirë të hulumtuara dhe të bazuara në dokumente për keqmenaxhimin e këtij institucioni nga kreu i tij, Bahri Nuredini, në ueb faqen e tyre që nga ajo ditë, vazhdon të qëndrojë emri im në formë linçimi, lajm i cili kohë pas kohe paraqitet edhe në ekranin e madh në një nga sallat e kësaj agjencie” ka thënë gazetarja Thaçi – Mehmeti.
AGK kërkon nga ky institucion që të largojë këtë njoftim nga ueb-faqja si dhe të mos përsërisë një praktikë të tillë në raport me gazetarët. Kjo formë e veprimit paraqet tendencë të hapur për linçimin e gazetarëve si dhe ka qëllim të drejtpërdrejt të dëmtimit të imazhit të tyre.
-
AGK reagon ndaj vendimit të drejtorit të ASHNA-s për ndërprerje të komunikimit me gazetaren e KTV-së
-
AGK-ja i bën thirrje Osmanit të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve
-
AGK-ja shprehet e shqetësuar për paralajmërimet se VV-ja do t’i bojkotojë disa media
-
Ademi nga AGK: Qeveria jotransparente dhe linçuese ndaj mediave
-
AGK-ja dënon gjuhën linçuese ndaj Dafina Demakut