Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria po heton 3 zyrtarë në ASHNA për tenderin milionësh me radarin

Prokuroria Speciale ka konfirmuar nisjen e hetimeve në rastin e keqpërdorimeve me tender në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror, e cila për vite të tëra udhëhiqet nga Bahri Nuredini, nipi i kreut të Skënderajt, Bekim Jashari.

Tre persona, aktualisht, janë duke u hetuar për rastin e Radarit e Goleshit i cili i kishte kushtuar shtetit 8 milionë euro, por që aktivizimi i tij nuk ndodhi në tërësi asnjëherë, raporton KTV.

Rreth 7 muaj më parë, hetuesia kishte dorëzuar në Speciale një kallëzim penal për këtë rast, mirëpo deri më sot Prokuroria nuk ka hartuar ende aktakuzën.

Të pyetur nga KTV-ja, Prokuroria Speciale vetëm ka konfirmuar nisjen e hetimeve pa dhënë shumë detaje për këtë çështje.

“Ju njoftoj se rasti në fjalë është në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe janë duke u zhvilluar hetimet në bazë të Aktvendimit për fillim të hetimit. Momentalisht, nën hetim janë tre persona zyrtarë lidhur me veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe ‘Lidhja e kontratës së dëmshme’ nga neni 291, paragrafi 2, neni 81 dhe 31 të KPRK-së, të kryera në vazhdimësi,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale drejtuar KTV-së.

Edhe Prokuroria po heton 3 zyrtarë në ASHNA për tenderin milionësh me radarin Video Prokuroria po heton 3 zyrtarë në ASHNA për tenderin milionësh me radarin

Burime të KTV-së brenda Hetuesisë kanë bërë të ditur se sipas hetimit të tyre që ka rezultuar me kallëzim penal, dorëzuar muaj më parë në Prokurorinë e Shtetit, del se më shumë se 5 persona kanë kryer vepër penale në rastin e blerjes dhe përfundimit të kontratës për Radarin e Goleshit, por edhe për tenderët e tjerë, për të cilët në vazhdimësi ka raportuar “Kohavisioni”.

Më 12 shkurt të vitit 2017 “Kohavisioni” ka raportuar për kontratën e dyshimtë rreth blerjes së radarit, prishjet dhe kontrabandimin e pajisjeve. Radari i Goleshit vazhdimisht ka pasur prishje gjë që kishte dyshime se ai nuk ishte i ri, pavarësisht që kompania që e shiti thotë se atë e solli të ri, e po ashtu edhe ASHNA-ja.

Prishja e fundit i kishte detyruar zyrtarët e Agjencisë që në natën e vitit të ri, 2017 ta importojnë në mënyrë ilegale një pjesë rrotulluese “rotary joint”, e të cilën më pas e modifikuan në një punëtori mekanike në Ferizaj.

Por, specifikat e kësaj pjese që ASHNA-ja thotë se e huazoi nga Shqipëria nuk janë në përshkrimin e dokumenteve të pajisjeve që kompania e kontraktuar nga Shqipëria, TCN, ia dorëzoi Agjencisë.

Sidoqoftë, pajisja e cila bazuar në raportin e inxhinierëve u montua në radarin e Goleshit më 3 janar pas orës 16, në Doganën e Kosovës u paraqit vetëm më 6 shkurt, disa ditë pasi KTV-ja kishte nisur hulumtimin rreth saj.

Në Doganë e kanë konfirmuar se malli që është deklaruar më 6 shkurt i shpëtoi penalizimit pasi u vlerësua si deklarim vullnetar.

Edhe Bekim Jashari dëshmon në favor të djalit të dajës, që akuzohet për korrupsion Arbëri Bekim Jashari dëshmon në favor të djalit të dajës, që akuzohet për korrupsion

E përveç që TCN-ja nuk kishte dhënë garanci për pajisjen, për 191 mijë euro e kishte prishur kontratën 8 milionëshe, e me pas Agjencia për ato punë që nuk u kryen, kishte hapur një tender të ri me vlerë prej më shumë se 4 milionë euro.

KTV-ja në prillin e 2017 kishte siguruar disa dokumente që tregonin se menaxhmenti i kësaj Agjencie ka paraparë të shpallë tender për të përfunduar punët e pakryera në Radarin e Goleshit dhe të zgjerojë kapacitetet për Shërbim Ajror.

KTV-ja kishte hulumtuar për rreth tre vjet në këtë institucion të pavarur ku përmes kronikave kishte dëshmuar se si kreu i ASHNA-së i kishte dhënë tender kompanisë së ortakut të tij, për çka ekziston edhe një vendim i Agjencisë Kundër Korrupsionit i marrë pasi KTV-ja e raportoi atë.

Tutje, keqpërdorimet vazhduan me lidhje të kontratave të

dëmshme dhe moszbatim të tyre, e deri te zbulimi i sinjalizuesve brenda institucionit, që pasuan me largimin e dy zëvendësdrejtorëve nga ky institucion.

Edhe Zyrtari i ASHNA-s pretendohet se u pagua pa dalë në vend pune, Policia nis hetimet Arbëri Zyrtari i ASHNA-s pretendohet se u pagua pa dalë në vend pune, Policia nis hetimet

Gjatë kësaj kohe, ishte nxjerrë edhe një vendim nga ana e ASHNA-së për ndalimin e hyrjes së gazetares së KTV-së, në objektet e ASHNA-së dhe është dërguar një letër linçuese te të gjitha mediat, linçim ky që ka vazhduar me muaj të tërë.

Ndërkaq, Agjencia nuk i është përgjigjur interesimit të KTV-së për të konfirmuar nëse janë intervistuar ose jo zyrtarët e saj.