Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas Escobarit e Lajçakut, edhe Peach viziton Kosovën

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka mbërritur të hënën në Kosovë për vizitë zyrtare.

Në orën 14:00, ai do pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar Zyra e Presidencës nëpërmjet një komunikate.

Në njoftim nuk është bërë e ditur nëse Peach dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media.

Vizita e Peachit në Kosovë vjen pas atyre të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Artikuj të ngjashëm