I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të qëndrojë të enjten në Kosovë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 16:00.
Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e takimit mes Kurtit e Peachit. Ai do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani.
Gjatë janarit pritet që në Kosovë të vijnë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe ai i kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Datat e vizitave të tyre ende nuk janë konfirmuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin sot takohet me Kurtin e Osmanin
-
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin nesër takohet me Kurtin e Osmanin
-
Emisari i ri i SHBA-së sot në Kosovë, do të takojë Osmanin e Kurtin
-
Lajçaku sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin
-
Dialogu mes Kosovës e Serbisë temë diskutimi në takimin Lajçak-Peach