I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Sasha Kasanof, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë kësaj vizite pritat ta takojë presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
KOHA ka mësuar se takimi në mes të Kasanofit e Osmanit do të mbahet në orën 16:00, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur se në çfarë kohe ai do të pritet nga Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të partive politike në vend.
Paraprakisht Kasanof ka qëndruar në Serbi e Bosnjë-Hercegovinë. Ai ka zëvendësuar Gabriel Escobarin në këtë detyrë.
Kasanof është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në margjina të samiteve të mbajtura në Pragë dhe Nju-Jork.