Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobari nesër në Kosovë

escobar

Foto: Alban Bujari

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën [nesër] do të jetë në Kosovë.

Sagën e takimeve, Escobari pritet ta nisë me presidenten Vjosa Osmani nga ora 10:00, sipas njoftimi të Presidencës. Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Escobari pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti e udhëheqësit e opozitës.

Fokusi kryesor i takimeve pritet të jetë çështja e dinarit.