Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të mërkurën për vizitë në Kosovë.
Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 14:00.
Nga ora 15:00, Lajçak në përcjellje të përfaqësuesit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohen me kryeministrin Albin Kurti, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Pas vizitës në Kosovë, Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë.
Këto vizita vijnë pas takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Serbi të enjten e javës së kaluar.
Në Kosovë po qëndron edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai të martën është takuar me Osmanin dhe liderët opozitarë, ndërkaq sot do ta takojë Kurtin.
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Presidenti i Këshillit Evropian nesër në Kosovë
-
Kos nesër në Prishtinë, takohet me Kurtin
-
Kurti s’u përgjigjet pretendimeve të Osmanit për “takimin e fshehtë” me Vuçiqin e Lajçakun
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin