Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobar sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohet me liderët e Kosovës të mërkurën në mëngjes në Prishtinë.

Siç ka bërë të ditur Presidenca, presidentja Vjosa Osmani, do ta presë Escobarin në një takim në orën 8:45, ndërsa pritet të ketë edhe deklarim për media.

Të mërkurën në mëngjes, për takim me Escobarin ka njoftuar edhe Kryeministri. Escobar do të jetë në takim me kryeministrin Albin Kurti, një orë pas takimit me Osmanin.

Vizita e Escobarit pason atë të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që vizitoi Prishtinën pak ditë më parë.

Herën e fundit që Escobar qëndroi në Kosovë ishte në fund të muajit gusht, në një vizitë të përbashkët me Lajçakun.

Artikuj të ngjashëm