Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me Escobarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi Osmani-Escobar ka nisur pas orës 16:30 në Presidencë, ndërsa po mbahet i mbyllur për medie. 

Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Takimi rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftimet.

Pas takimit me Osmanin, i dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.

Image
Artikuj të ngjashëm