Arbëri

Nis takimi Osmani-Escobar

Albin Kurti ne takim me Gabriel Escobarin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarn e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi po mbahet në Presidencë, e prezent është edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Me Escobarin do të takohet edhe kryeministri Albin Kurti në orën 16:30.

Ndërsa, të hënën, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”.