Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm që e ka mbajtur të martën, ka diskutuar për gjendjen e krijuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pas dorëhesjës së prokurorëve dhe stafit administrativ të komunitetit serb.
Sipas njoftimit të KPS-së, në këtë takim anëtarët e Këshillit kanë kërkuar që të vlerësohet gjendja në këtë Prokurori dhe të ndërmerren masat e nevojshme për funksionimin e saj.
“Me këtë rast, anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Sekretariati i Këshillit Prokurorial që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si njësi kompetente në kuadër të sistemit prokurorial të marrin masat e nevojshme dhe të paraqesin në Këshill propozimet konkrete për mirëfunksionimin e punës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit, Këshilli Prokurorial nuk është lëshuar në shqyrtimin e dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi administrativ, ngase sipas tyre, paraprakisht nevojitet një analizë dhe vlerësim i gjendjes së krijuar nga organet kompetente lidhur me përgjegjësit eventualë që kanë shkaktuar këtë gjendje.
Në takimin që është kryesuar nga kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, kanë marrë pjesë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Xhevdet Bislimi, ai i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.
-
U ruhen vendet gjyqtarëve e prokurorëve serbë të dorëhequr para 3 vjetësh
-
Dorëhiqen 10 prokurorë serbë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës
-
KPK-ja refuzon kthimin në sistem të prokurorëve serbë në veri të dorëhequr më 2022
-
KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë
-
Më shumë se 20 serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë dhe Gjykatën e Mitrovicës