Këshilli Prokurorial i Kosovës njoftoi se 10 prokurorë të komunitetit serb kanë dhënë dorëheqje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Në njoftimin e IPK-së të hënën thuhet se dorëheqje ka dhënë edhe stafi administrativ serb.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren”, thuhet në njoftim.
Nga institucionet e Kosovës janë dorëhequr qindra zyrtarë policorë, ndërsa dorëheqje kanë dhënë edhe nga Qeveria dhe komunat.
Mediumi serb "Kossev", raportoi se dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe gjyqtarët, ndërsa gjyqtarët shqiptarë do t'i marrin përsipër lëndët urgjente.
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë se 20 serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë dhe Gjykatën e Mitrovicës
-
25 gjyqtarë e 10 prokurorë serbë kanë dorëzuar dorëheqjet deri tani
-
32 zyrtarë serbë dhanë dorëheqje nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës
-
Mbi 1.500 lëndë për një prokuror në Mitrovicë, kërkohet reagim i KPK-së
-
OSBE: Dorëheqja e gjyqtarëve e prokurorëve serbë, kthim prapa për sistemin e drejtësisë