Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë kërkon heqjen e karantinës për qytetarët e kësaj komune, pas 48 ditëve të vendosjes së kësaj mase për shkak të numrit të rasteve me koronavirus.
Në një deklaratë për media thuhet se karantina e ka dhënë efektin e vet, pasi që numri i të shëruarve po shënon rritje çdo ditë.
Aktualisht në Malishevë, janë edhe 18 persona në kurim e sipër, ndërsa 57 janë shëruar plotësisht dhe nuk ka vatër të re të infeksionit.
Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë kërkon nga IKSHP të rekomandojë shfuqizimin e vendimin për futjen e Malishevës në karantinë.
“Të qenit në karantinë, e ka kryer efektin e saj, prandaj, ka ardhur koha që qytetarët e Komunës së Malishevës, të lirohen nga kjo masë, e cila realisht është më e ashpra e mundshme që është zbatuar”, thuhet në deklaratë.
-
49 të vdekur nga koronavirusi në Malishevë që nga fillimi i pandemisë
-
Në Malishevë, një person konfirmohet pozitiv me COVID-19 dy ditë pas vdekjes
-
Në Malishevë janë pesë raste aktive me COVID-19
-
Shërohet pacienti i fundit i infektuar me COVID-19 nga Malisheva
-
I prekuri me COVID-19 në Malishevë ditë më parë u lirua nga karantina pasi doli negativ