49 persona kanë vdekur në Malishevë që nga fillimi i pandemisë në vend.
Sipas njoftimit nga kjo komunë, 1003 raste janë regjistruar, ndërkaq prej tyre janë shëruar 868.
Komuna ka bërë të ditur se 86 persona janë aktiv me koronavirus.
Ndërkaq në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19. Kjo është e bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.
Artikuj të ngjashëm
-
45 të vdekur nga COVID-19 në Malishevë që nga fillimi i pandemisë
-
Në Malishevë, një person konfirmohet pozitiv me COVID-19 dy ditë pas vdekjes
-
Në Malishevë janë pesë raste aktive me COVID-19
-
Shkon në 51 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë
-
Në Malishevë deri tash 72 të shëruar, vetëm tri raste aktive