Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do ta vizitojë Shqipërinë të enjten, ka konfirmuar Presidenca e Shqipërisë.
Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Shqipëri pas 27 vjetëve.
Steinmeier do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj.
“Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Steimeier vizitoi dje edhe Maqedoninë e Veriut.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj
-
Osmani në Gjermani, pritet të takohet me presidentin dhe zyrtarë shtetërorë
-
Macroni nis vizitën në Gjermani, e para nga një president francez në 24 vjet
-
Vizita e presidentit gjerman nxit protesta në Turqi
-
Presidenti gjerman: Gëzohem që propozimi franko-gjerman ka arritur sukses dhe po pranohet