Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas 27-vjetësh zbardhet vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Beograd

Foto ilustrim nga mediumi "Nova"

Pas 27-vjetësh është zbardhur vrasja e dy vëllezërve shqiptarë, Haki dhe Jakup A., në Beograd, raportoi të enjten mediumi serb “Blic”.

I dyshuari Zoran V., që tashmë është 48 vjeç, është arrestuar 27 vjet pasi dyshohet se e ka kryer vrasjen e vëllezërve në një ndërtesë në rrugën “Zmaj Jovina” në Beograd.

Deri më tani, raportohet se i dyshuari ka jetuar dhe punuar në Novi Sad, derisa është arrestuar për narkotikë dhe armë, gjë që ka zbuluar për krimin e kryer gati tri dekada më parë.

Prokuroria më e lartë publike në Beograd ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 janar 1998, në katin e katërt të një banese Zoran V. u ka marrë jetën Hakiut dhe Jakupit me të shtëna nga pistoleta. Vrasja kishte ndodhur pasi i dyshuari ka vënë në kokë një maskë të zezë, doreza dhe kur viktimat kanë arritur te dera e banesës numër 14, ai ka shtënë drejt tyre. 

Sipas aktakuzës, ai e ka goditur Hakiun me tre plumba dhe Jakupin me dy plumba, duke u shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Zoran V. më pas ka dalë nga objekti dhe rrugës ka hequr kapelën dhe dorezat, të cilat i ka hedhur në brendësi të objektit dhe më pas është larguar me automjet të panjohur.

Edhe “Të paktën një vend ku mund të vendosim lule” Arbëri “Të paktën një vend ku mund të vendosim lule”

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, duke e akuzuar për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Prokuroria i propozoi gjykatës zgjatjen e masës së paraburgimit për të pandehurin për shkak të rrezikut për arratisje.