Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim për vrasje një shtetas të Kosovës

gjyq

Gjykata e Beogradit e ka dënuar me 15 vjet burgim Gjelosh Krasniqi, shtetas i Kosovës, për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e një tjetri, të gjithë serbë, më 19 qershor 1999 në Bellopojë afër Pejës. 

Krasniqi është dënuar në një gjykim në mungesë, ka njoftuar Fondi për të Drejtë Humanitare. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e FDH-së thuhet se Prokuroria ngriti aktakuzë kundër Krasniqit në tetor 2024 dhe gjykimi filloi më 2025. Gjatë procedurës thuhet se u morën në pyetje gjashtë dëshmitarë dhe një ekspert mjekësor.

Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar në shpallje të dënimit se dëshmitarët e identifikuar Krasniqit përmes fotove, derisa FDH ka thënë se “dëshmitë përmbanin pasaktësi dhe mospërputhje në lidhje me detaje specifike, por Gjykata i vlerësoi këto si të vogla duke pasur parasysh kalimin e kohës dhe traumën e përjetuar nga dëshmitarët”. 

Fondi për të Drejtën Humanitare ka theksuar se ka pasur disa kufizime në lidhje me procesin e provave dhe drejtësinë në gjyq. 

“Aktakuza e ngritur kundër Đeljoš Krasnići u bazua kryesisht në dëshmitë e dëshmitarëve, me materiale dhe prova mjeko-ligjore të kufizuara për të mbështetur këto akuza, dhe avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata nuk kishte kontakt me të akuzuarin. Deri më sot, Zyra e Prokurorit Publik për Krime Lufte ka ngritur shtatë padi kundër individëve të padisponueshëm për gjyqësorin serb, pesë prej të cilave kanë të bëjnë me qytetarë të Kosovës për krime të kryera kundër popullsisë jo-shqiptare”, thuhet në reagim.

Fondi thekson se pavarësisht interesit legjitim për të përcaktuar përgjegjësinë për vrasjen e tre personave, ndjekja penale efektive e krimeve të kryera kundër serbëve në Kosovë, Fondi thekson se, kërkon mundësimin e bashkëpunimit me institucionet gjyqësore të Republikës së Kosovës. 

Fondi konsideron se praktika e gjykimeve në mungesë nuk kontribuon në vendosjen e drejtësisë.