Kryetari i Partisë Demokratike Popullore të Malit të Zi, Milan Knezheviq, ka thënë se “do të bëjnë betejë institucionale” për anulimin e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.
Partia DNP është parti proserbe e proruse.
“Më së shumti çfarë mund të bëjmë për popullin tonë në Kosovë e M. është ta nisim luftën institucionale për anulimin e njohjes së Kosovës”, ka thënë Knezheviq, transmeton “RTCG.me”.
Ai tha se më 12 maj Kuvendin Komunal i Zetës do ta anulojë vendimin për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi e tha se pret që kjo të ndodhë edhe në asambletë komunale në komunat tjera në të cilat partitë proserbe janë në pushtet.
Knezheviq po ashtu ka thënë se do të paraqesë në Kuvendin e Malit të Zi një rezolutë për anulimin e njohjes së Kosovës.
Mali i Zi e ka njohur Kosovën më 9 tetor të vitit 2008.
-
Pas Zetës, edhe një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës
-
Një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës
-
Emërimi i një zyrtareje që votoi kundër njohjes së Kosovës shkakton debat në Mal të Zi
-
Pusiq: Nëse Mali i Zi dështon të anëtarësohet në BE, do ta humbë pavarësinë
-
Sot afati i fundit për partitë për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe regjistrimin e koalicioneve