Kuvendi Komunal i Komunës së Plevlës në Mal të Zi ka miratuar një deklaratë për mosnjohjen e vendimit të shtetit malazez për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë komuna e dytë në vend që ndërmerr një hap të tillë, pas Komunës së Zetës.
Përmes kësaj deklarate, kuvendi komunal u kërkon autoriteteve shtetërore të tërheqin vendimin e vitit 2008, me të cilin Mali i Zi njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, ky veprim nuk prodhon pasoja juridike, pasi njohja e shteteve është kompetencë ekskluzive e institucioneve qendrore dhe jo e pushtetit lokal.
Deklarata u miratua me 18 vota pro, ndërsa tre këshilltarë u larguan nga salla para votimit. Përfaqësuesit e opozitës nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) nuk morën pjesë fare në seancë, shkruan televizioni lokal i këtij qyteti.
Nisma u propozua nga Partia Demokratike Popullore (DNP), e cila konsiderohet një prej partive në Mal të Zi me lidhje të afërta politike me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Edhe
Një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës
Plevla bashkë me fshatra ka popullsi rreth 24 mijë banorë. Në verilindje kufizohet me Serbinë.
Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kohën sa qeverisej nga Milo Gjukanoviq më 9 tetor 2008.
-
Partia proserbe në Mal të Zi thotë se do ta nisë betejën institucionale për çnjohjen e Kosovës
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat përfundon pa deklaratë të përbashkët
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë