Ngastrat kadastrale në Lubizhdë të Prizrenit, ku planifikohet të jetësohet “Parku i Biznesit”, del se zyrtarisht ende nuk i janë dhënë në shfrytëzim Komunës së Prizrenit nga ana e Qeverisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Javë më parë autoritetet komunale patën theksuar se kjo procedurë është finalizuar.
Mirëpo, tani e pranojnë se për jetësimin e këtij vendimi nevojitet edhe nënshkrimi i vendimit nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se organet komunale dhe ministria përkatëse i kanë kryer të gjitha procedurat, të cilat përmbyllen me nënshkrimin e vendimit nga kryeministri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Prizrenit i jepen në shfrytëzim ngastrat për Parkun e Biznesit
-
Komunës së Prizrenit i lejohet shfrytëzimi i pronës për ndërtimin e Parkut të biznesit
-
Zona ekonomike e Prizrenit nuk u vu në funksion as më 2022
-
Kurti në Prizren: Do të ndalohet tjetërsimi i sipërfaqeve bujqësore
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ende jofunksional