Autoritetet komunale të Prizrenit kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për dhënien në shfrytëzim të ngastrave në Lubizhdë të qytetit për krijimin e Parkut të Biznesit.
Sipas tyre, në këtë mënyrë është hapur rruga për finalizimin e zonës së veçantë për industri të lehtë përkatësisht kapërcimin e telasheve që kanë zgjatur afër një dekadë, shkruan sot Koha Ditore.
“Kërkesa jonë për transferin e tokave për zonën e Parkut Industrial, më në fund ka kaluar nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke konfirmuar se Komuna e Prizrenit ka marrë në shfrytëzim hapësirën për krijimin e zonës së veçantë për industri të lehtë “Parku i Biznesit”, në zonën kadastrale të Lubizhdës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Parku i Biznesit në Prizren, peng i nënshkrimit të kryeministrit Haradinaj
-
Komunës së Prizrenit i lejohet shfrytëzimi i pronës për ndërtimin e Parkut të biznesit
-
Zona ekonomike e Prizrenit nuk u vu në funksion as më 2022
-
Opozita kërkon diskutim për Zonën Ekonomike në Prizren
-
Bizneset propozojnë që në Parkun e Biznesit në Prizren të vendosen operatorët prodhues