Ngastrat kadastrale në Lubizhdë të Prizrenit, ku planifikohet të jetësohet Parku i Biznesit nga dita e martë i janë dhënë në shfrytëzim Komunës së Prizrenit ka bërë të ditur kryetari Mytaher Haskuka.
Sipas tij, ky vendim është pritur prej vitesh, marrë parasysh faktin se këto ngastra kanë qenë në pronësi të ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), shkruan sot “Koha Ditore”.
“Të gjitha ngastrat kadastrale, të cilat kanë qenë pengesë për realizimin e Parkut të Biznesit në Lubizhdë, nga sot i jepen në shfrytëzim Komunës së Prizrenit. Këtë kërkesë, bërë Qeverisë, Komuna e ka pritur prej vitit 2012, ngase këto prona i kanë takuar ish-armatës Jugosllave- APJ”, ka theksuar Haskuka, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka shtuar se pavarësisht investimeve të shumta të Komunës në këtë zonë, njëri prej kushteve kryesore “për realizimin e këtij projekti jetik për ekonominë e Prizrenit, ka qenë sigurimi i pronësisë”.
“Sivjet, Komuna do të investojë 350 mijë euro shtesë në Parkun e biznesit, si dhe do t'i plotësojë 10 kriteret e paplotësuara për finalizimin e zonës së parë ekonomike në komunën tonë”, është shprehur kryetari Haskuka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prizrenit i jepen në shfrytëzim ngastrat për Parkun e Biznesit
-
Parku i Biznesit në Prizren, peng i nënshkrimit të kryeministrit Haradinaj
-
Zona ekonomike e Prizrenit nuk u vu në funksion as më 2022
-
Opozita konteston veprimet e Komunës së Prizrenit në ish-zyrat e partive politike
-
Bizneset propozojnë që në Parkun e Biznesit në Prizren të vendosen operatorët prodhues