Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve sikurse edhe Parku i Biznesit në Prizren ende nuk janë funksionalizuar.
Sipas autoriteteve komunale, për hapjen e tyre duhet të rregullohen edhe disa aspekte ligjore si dhe burokratike. Megjithëkëtë kanë pohuar se që të dyja këto hapësira dedikuar zhvillimit ekonomik lokal u janë prezantuar investitorëve potencialë gjatë takimeve e forumeve të organizuara gjatë gjashtëmujorit të parë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve brenda pjesës së parë të vitit u është prezantuar rreth 80 investitorëve potencialë.
Duke raportuar para qytetarëve, Haskuka ka përkujtuar se kontingjenti i KFOR-it gjerman nga janari është larguar nga ish-kampi ushtarak, i cili në saje të projektit të përbashkët të Qeverisë gjermane dhe asaj të Kosovës do të shndërrohet në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në ish-kampin e forcave gjermane
-
Parku i inovacioneve në Prizren, në funksion të projekteve zhvillimore
-
Zona ekonomike e Prizrenit nuk u vu në funksion as më 2022
-
Platforma për ndërmarrësinë inovative në Prizren
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren zgjat afatin e thirrjes për shprehje interesi për sektorin e gastronomisë