Nga 1 korriku kosovarët pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë së Sigurimeve Sami Mazreku.
Ai më tej ka bërë të ditur se për shkak të problemeve teknike është shtyer zbatimi i saj për një muaj.
“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”, ka thënë Mazreku në një deklaratë për EO.
Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar, Mazreku tha se për byronë kjo nuk paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik.
“Është një vendim që i paraprinë një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”, ka thënë mes tjerash Mazreku.
-
Nënshkruhet marrëveshja, hiqet sigurimi kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi
-
Byroja e Sigurimeve e përkushtuar që nga 1 qershori kosovarët të mos paguajnë në kufi me Malin e Zi
-
Muajin e ardhshëm mbahet takimi për Kartonin e Gjelbër, Kosova me shpresa të mëdha
-
Nis aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar
-
Diasporës sivjet s’do t’i duhet të paguajë sigurim kufitar