Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohen erëra të forta në kryeqytet, bëhet thirrje për kujdes

ERERA

Ilustrim

Erëra të forta janë paralajmëruar për sot në kyeqytet. Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes.

Në lajmërimin e lëshuar nga Drejtoria e Emergjencave thuhet se sipas IHMK-së, nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka renditur disa udhëzime dhe këshilla për qytetarët: 

• Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme).

• Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore.

• Shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë.

• Drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, të lëvizin me kujdes të shtuar.

Edhe Erëra të forta të dielën në Prishtinë, bëhet thirrje për kujdes Arbëri Erëra të forta të dielën në Prishtinë, bëhet thirrje për kujdes

• Nëse vëreni rrezik potencial (degë të rëna, objekte të lëvizshme, dëmtime), njoftoni shërbimet kompetente.

Sipas parashikimeve, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026.