Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paqartësi për numrin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete në Fushë – Kosovë

Shumë zhurmë është bërë ndërmjet zyrtarëve komunalë të Fushë-Kosovës dhe disa prej këshilltarëve të opozitës kur është propozuar numri i Komitetit për Komunitete, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dilema nëse ky Komitet duhet t’i ketë 7 apo 9 anëtarë, ka nxjerrë në foltore disa herë protagonistët e njëjtë.

Këshilltari i Nismës për Kosovën, Driton Ademi, ka insistuar disa herë që askund nuk precizohet që Komiteti për Komunitete t’i ketë 7 anëtarë, ashtu siç ka propozuar partia në pushtet, LDK-ja.

Nga ajo që dihet, sipas Ademit, është se Komiteti për Komunitete përbëhet nga 5 deri në 9 anëtarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)