Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohen anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Presidenca për sulmin ndaj policisë: Serbia po synon destabilizimin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar të enjten 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK).

Zyra e Presidentes ka sqaruar se si shkon procesi i emërimit të tyre.

Emërimi për mandat dy vjeçar i anëtarëve të KKK-së, është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga presidentja.

Bazuar në Rregulloren e KKK-së, brenda 30 ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedh kryesinë e Këshillit.

KKK-ja përbëhet nga 27 anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 12 (6) të Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës, që përfshinë:

· nga dy përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat

· nga tre përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,

· pesë përfaqësues të komunitetit serb,

· një përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes;

· tre përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.

“Këshilli Konsultativ për Komunitete ka për qëllim sigurimin e mekanizmit për shkëmbimin e mendimeve në mes të komuniteteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. KKK-ja u ndihmon komuniteteve dhe bën artikulimin e qëndrimeve të komuniteteve joshumicë dhe përfaqësuesve të tyre kur janë ne pyetje legjislacioni, politikat publike dhe programet më rendësi të veçantë për komunitetet”, thuhet në komunikatën e ZPRK-së.

Artikuj të ngjashëm