Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore, për tremujorin e parë të këtij viti.
Bazuar në anketën e bërë në 589 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3.480 ekonomi familjare, del se papunësia për këtë periudhë ishte 30.5%. Pjesën më të madhe të përqindjes e zënë femrat me 34.6%, krahasuar me meshkujt me 29.3%.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%, ndërsa si fuqi jo aktive janë 58.3%. Sa i përket shkallës së punësimit, për tremujorin e parë është 28.9%.
Punësimi më i lartë është tek meshkujt (44.6%), ndërsa tek femrat 13%. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.2%, prodhimi me 13.4%, ndërtimtaria me 11.2% dhe arsimi me 9.6%.
Nga ky numër i të punësuarve, 31.1% kanë kontratë të përhershme në punën e tyre, ndërkohë që 68.9% kanë kontratë të përkohshme.