Afro 40 biznese vendore nga shtatë komuna në rajonin e veriut të Kosovës, do ta prezantojnë mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale për tri ditë radhazi në Mitrovicën e veriut.
Sipas një njoftimi të BE-së, aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të Panairit Dimëror të organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), si pjesë e projektit "Mbështetje për zhvillimin ekonomik rajonal" të financuar nga BE-ja dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Panairi dimëror ua ofron një mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare që t’i promovojnë produktet e tyre, t’i avancojnë nismat për komunikim dhe marketing dhe t’i lehtësojnë shkëmbimet biznes me biznes”, thuhet në njoftim.
Panairi mbahet në sheshin “Mbreti Pjetër”, Mitrovica e veriut, duke filluar nga ora 11:00.
-
Nis rrënimi i objekteve pa leje në pronën e “Trepçës” në Mitrovicën e Veriut
-
Dhjetori festiv mbush shtëpizat e ''Verë n'dimër''
-
BE: Dorëzimi i pushtetit në veri pa probleme, hap drejt angazhimit konstruktiv
-
Cana premton kooperativë bujqësore në Rahovec, Tahiri brendin “Made in Mitrovica”
-
Tahiri premton treg “Made in Mitrovica”