Sot në Pejë mbahet Panairi Veror për Sipërmarrje me titull “Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar, punuar, relaksuar dhe investuar”.
Ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Agjencive për zhvillim Rajonal (ARDA) / RDA-Perëndim në bashkëpunim me komunat e rajonit perëndimor ekonomik në ditën ndërkombëtare të të rinjve dhe në koordinim me “MC Steelwings”.
Panairi i Verës është dizajnuar që t’i ofrojë bizneseve pjesëmarrëse një mundësi për të promovuar produktet e tyre, ndërsa për komunat një rast për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit me fokus në promovimin e potencialeve turistike dhe shërbimeve që ofron rajoni.
Artikuj të ngjashëm
-
Panairi dimëror në Mitrovicën e veriut
-
Hapet Panairi i Punës, marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm
-
Punësimi i të rinjve, sfidues për institucionet dhe bizneset në Prizren
-
“Business Forum Prizren” me panairin synon punësimin e të rinjve
-
Hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore