Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore

Në sheshin “Adem Jashari” sot është hapur panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore, i cili është organizuar në kuadër të projektit “Networking for Succes” dhe i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Organizata “Dera e Hapur” dhe “SOZM”.

Në këtë panair njëditor pjesëmarrëse janë gra dhe të rinjtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët prezantojnë punimet e tyre si veshje e ushqime të shumta tradicionale.

Drejtoresha e Organizatës “Derë e Hapur”, Beti Muharremi, tha se ky projekt po synon në qëndrueshmërinë dhe kontributin në të dyja vendet, me qëllim të shtirjet së aftësimit profesional.

“Ka mbështetur fushat e trashëgimisë kulturore jo materiale, artizanët, punë dorën, pjekurinat, të rinjtë, gratë dhe bizneset sociale, ka targetuar turizmin si instrument atraktiv për zhvillimin e përbashkët ndërkufitar në mes të dy regjioneve tona. Projekti ynë “Networking for Succes” ndërton koncepte të reja të ndërmarrësisë sociale në të dy regjionet tona, po lënë gjurmë afat gjate duke zhvilluar dhe implementuar në dy qendrat tona për aftësime profesionale në Gjilan dhe Kumanovë“, tha Muharremi, transmeton ksp.

Ndërsa, në emër të Rrjetit të Grave të Maqedonisë së Veriut (SOZM) foli Savka Todorovska, e cila tha se ky panair ndihmon që gratë e të rinjtë të krijojnë ndërmarrësit e tyre të qëndrueshme.

Edhe Sot hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore Kulturë Sot hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore

Sipas saj, ky projekt synon të ndihmojë edhe në zvogëlimin e migrimit në dy shtetet.

Përkrahje të vazhdueshme për panaire të tilla ofroi edhe zëvendësministrja e Zhvillimit Rural, Magbule Shkodra, e cila tha se panaire të tilla ndihmojnë në shkëmbin e përvojave dhe shtrirjen e bizneseve të tyre edhe jashtë kufijve të Ballkanit.