Sot është hapur Panairi i Vetëpunësimit 2019 në të cilin po marrin pjesë rreth 58 biznese. Ky panair është organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bë bashkëpunimin me UNDP.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se bashkërisht me UNDP janë implementues të shumë projekteve që qytetarëve që regjistrohen në Agjencinë e Punësimit u është ofruar mundësi për punësim apo zhvillim të bizneseve të tyre.
Duke i inkurajuar qytetarët që të vizitojnë zyrat e Agjencisë tha se ngjarjet si kjo e panairit të sotëm tregojnë përkushtimin që kanë si Ministri për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës.
Kurse Valbona Bogujevci nga Agjencia e Punësimit tha se ky program asiston bizneset e reja dhe ndihmon me mjete të ndryshme ato.
Sipas saj përzgjedhja e kandidatëve që fitojnë këto grante bëhet në mënyrë transparente derisa theksoi se këtë vit janë duke kërkuar rreth 250 punëkërkues me programin, i cili do të fillojë që nga sot.
-
Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim
-
Hapet aplikimi për përfitim të 100 eurove për punëtorët e sektorit privat
-
Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë përmes punësimeve dhe përfitimeve sociale
-
Serbia ndërhyn në zgjedhje me konkurse pune e apele për ta votuar Listën Serbe
-
Serbia hap konkurs për punësime në institucionet paralele serbe në Kosovë