Dështoi përpjekja për t’i bërë bashkë në pjesën veriore të vendit bizneset kosovare pa dallim etnie, të shqiptarëve dhe serbëve.
Asnjë biznes me pronar shqiptar nuk e pa të arsyeshme të marrë pjesë në këtë panair të organizuar në Mitrovicën e Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Rajonal në Veri, Rreze Duli, u mundua ta arsyetojë mospjesëmarrjen e shqiptarëve me kohën e shkurtë të organizimit.
Ndërsa kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, thotë se ekonomia nuk njeh kombësi dhe se shqiptarët pritej të ishin pjesëmarrës.
Tatja Ivaz, e cila tash e 6 vjet merret me punimin e zbukurimeve për festa, thotë se panairet e tilla, përpos që i ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë familjare, po i ndihmojnë edhe për integrim në shoqëri.
Panairi do të mbahet edhe në dy ditët në vazhdim.