Sot, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, hapet Panairi i Dimrit, që është një ngjarje tradicionale që organizohet në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal” që administrohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ky manifestim tashmë tradicional është i dizajnuar si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese dhe bizneseve të reja në promovimin e produkteve të tyre dhe në avancimin e nismave të tyre për komunikim dhe marketing, si dhe të lehtësojë takimet Biznes-me-Biznes.
Për tre ditë rresht, mbi 70 biznese vendore të shquara për prodhime vendore të cilësisë së lartë do të promovojnë produktet e tyre që variojnë nga industria e ushqimit dhe deri tek artizanalet dhe punimet artistike.
Panairi i Dimrit do të ofrojë edhe mundësi argëtimi, përfshi muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë dhe pjesë të tjera artistike.
-
Sot hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore
-
U hap në Prishtinë panairi i prodhimeve vendore
-
Nesër hapet panairi tre ditor i prodhimeve vendore në Prishtinë
-
Më 1,2 e 3 nëntor në Prishtinë mbahet Panairi i prodhimeve vendore bujqësore
-
Në Prishtinë sot hapet panairi “Gratë në Biznes 2018”