Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë sot hapet panairi “Gratë në Biznes 2018”

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti’, në Prishtinë do të hapet panairi “Gratë në Biznes 2018”.

Ky panair tashmë është kthyer në tradicional dhe ndër vite ka tërhequr interesimin e grave për të ekspozuar punën e tyre dhe interesimin e qytetarëve për ato prodhime.

Në ceremoninë e hapjes, e cila nis nga ora 11:00, është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të sektorit të ekonomisë nga niveli qendror dhe ai komunal.