Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër hapet panairi tre ditor i prodhimeve vendore në Prishtinë

Nesër, e enjte, 1 nëntor, në orën 11:00 në sheshin "Zahir Pajaziti", për herë të parë në Prishtinë do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore, transmeton Koha.net. 

Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm. 

Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.