Në qytetin buzë Ibrit sot është mbajtur Panairi Regjional i Bujqësisë. Me këtë rast u ekspozuan produktet bujqësore të fermerëve të regjionit të Mitrovicës. Ky panair u realizua në patronatin e Unionit të Shoqatave të Fermerëve të Regjionit të Mitrovicës (USHFRM), në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, të Vushtrrisë, si dhe në mbështetje të sponsorëve IADK, Agjensioni për Financim në Kosovë (AFK) dhe Caritas Kosova.
Përfaqësuesi i USHFRM-së, Zymer Bajraktari ndër të tjera tha se si organizues i këtij panairi ndjehet krenar me arritjet dhe me zhvillimin e tregut vendor të prodhimeve bujqësore dhe shprehur bindjen se Ministria e Bujqësisë dhe komunat e tjera në vitet e ardhshme do të rrisin mbështetjen financiare për këtë sektor.
Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, shprehu konsideratën për rolin e organizatës IADK në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Mitrovicës, ndërsa premtoi përkrahje për organizimin e panairit edhe në të ardhmen. Ndërsa drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku panairin e mori si shkas për të shfaqur bindjen që bujqësia në Mitrovicë po ndryshon për të mirë. Është koha kur ne të gjithë të mblidhemi në veçanti fermerët dhe agrobizneset që produktet e tyre tua prezantojmë secilën herë më mirë konsumatorëve,kur dihet fakti se të gjithë e dimë se prodhimtarit e tyre duhet të jenë më afër konsumatorëve në mënyrë që ti bindim ata për cilësinë e tyre.
{gallery}