Ato që do duhej të ishin të pavarura, dhe që përfaqësimi në to të jetë automatikisht i nivelit profesional e dinjitoz, partitë politike që sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë janë kujdesur që t’i përfshijnë në marrëveshjen politike të arritur sonte.
PAN-i dhe AKR-ja “do të sigurohen” të ketë përfaqësim dinjitoz e profesional nëpër Ambasadat e Kosovës si dhe në Agjencitë. Por nuk jepen më shumë detaje.
Pika e tretë e marrëveshjes shkruan se “PAN-i dhe AKR-ja dakordohen që të gjitha ambasadat të kenë përfaqësim dinjitoz dhe profesional. PAN-i dhe AKR-ja dakordohen që të gjitha agjencitë, në kuadër të qeverisë, të kenë përfaqësim dinjitoz dhe profesional”.
Praktika e deritanishme e funksionimit politik në Kosovë flet për politizim të skajshëm të agjencive të pavarura shtetërore dhe të korit diplomatik në të gjitha nivelet.

-
Për sa kohë premtojnë krijimin e Qeverisë krerët e PAN-it
-
PDK-ja për takimin në ambasadë: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke
-
AKR-LDK garojnë bashkë në zgjedhje, s’është vendosur në koalicion apo në listë të përbashkët
-
Pacolli humb garancën e PAN-it për t’u bërë President
-
Partitë pajtohen se duhet të bëhen reforma zgjedhore