Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e mbështet dhe inkurajon Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, në një njoftim për media pas takimit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e Asociacionit.
Në komunikatën për media, PDK-ja ka thënë se e “vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi”.
“Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër. Partia Demokratike e Kosovës do të japë gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Të martën në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë u mbajt një diskutim i mbyllur me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në emër të PDK-së i pranishëm ishte Bernard Nikaj.
Një ditë para diskutimit, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit, dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në një kolumne ekskluzive për KOHËN kanë thënë se Asociacioni nuk nënkupton shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.
Edhe
PDK pro Asociacionit, me tri kushte
Po ashtu, Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
Ky draft-statut i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.
-
LDK-ja për Asociacionin: Qeveria ta trajtojë sipas Kushtetutës
-
Chollet: Marrëveshja, në qendër njohjen reciproke – Nuk përkrahim një Asociacion si Republika Serbe
-
Chollet: Marrëveshja, në qendër njohjen reciproke – nuk përkrahim një Asociacion si Republika Serbe
-
PDK-ja e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit