Krerët e koalicionit PAN u kanë premtuar ambasadorëve të akredituar në Prishtinë angazhim maksimal në krijimin e qeverisë së re, raporton KTV.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka siguruar ambasadorin Ruari O’Connell për punë të shpejtë dhe produktive në krijimin e qeverisë së re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë takimeve të ndara që ka pasur me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, i ka siguruar ata se formimi i institucioneve të reja do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.
E në një prononcim për media gjatë ditës, Haradinaj është shprehur optimist për një bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka një traditë bashkëpunimi e që mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.
Mirëpo, një partneritet të mundshëm e kundërshton Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar për media kanë ritheksuar se nuk mund të ketë asnjë mundësi bashkëpunimi me koalicionin PAN.