Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruari O’Conell.
Për këtë takim ka njoftuar vetë Haradinaj nëpërmes rrjetit social Facebook.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sot pata kënaqësinë ta pres në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. E sigurova ambasadorin O’Connell për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.
I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.