Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin britanik, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perendimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të analizës, në Foreign Office, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell.
Përmes një komunikate për media, thuhet se gjatë takimit Haradinaj e informoi delegacionin britanik, për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik dhe çështjet jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike”, tha Haradinaj.
Kryeministri, thuhet në komunikatë, ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Nga ana e tyre, delegacioni britanik vlerësoi progresin e Kosovës, duke shprehur zotimin se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke e mbështetur vendin në procese të rëndësishme dhe në rrugën europiane.

-
Haradinaj takon ambasadorin e ri britanik: Partneriteti duhet të avancohet
-
Hoxhaj në takim me delegacionin britanik: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë
-
Haradinaj takon kryeministren britanike, i kërkon mbështetje për finalizimin e dialogut
-
Kosova do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm me Irlandën
-
Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë