Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Andrew Page, si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për punë të jashtme.
Siç njofton kumtesa, në këtë takim u diskutua rreth temave aktuale politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, por theks i veçantë iu dha dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale me njohje reciproke.
Hoxhaj, thuhet në komunikatë, potencoi se dialogu me Serbinë është temë shumë e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës dhe se ka përkushtim që të arrihet marrëveshje finale me njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.
Hoxhaj potencoi se dialogut i duhet qartësi dhe një kornizë kohore për arritje të marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
Hoxhaj dhe Page u pajtuan se mbështetja e aleatëve perëndimorë në dialog me Serbinë, është tejet e rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
-
Limaj e Sherifi në takim me delegacionin nga Britania e Madhe, temë dialogu Kosovë-Serbi
-
Haradinaj i kërkon mbështetje Britanisë së Madhe për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova
-
Hoxhaj në SHBA: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë
-
Hoxhaj takon zyrtarët e NSC në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje
-
Hoxhaj nis takimet konsultative me akademikë e profesorë për dialogun