Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington, D.C., ka takuar zëvendës-drejtorin e lartë për Evropë John Erath dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley të Këshillit për Siguri Kombëtare të ShBA-së.
Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut. Ka theksuar se marrëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyçe për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.
-
Hoxhaj në takim me delegacionin britanik: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë
-
Hoxhaj në SHBA: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë
-
Hoxhaj pas takimit me amerikanët: Raporti Kosovë-SHBA në nivelin më të ulët
-
Kosova i kërkon SHBA-së garancën për zbatimin e marrëveshjes finale me Serbinë
-
Hoxhaj para ambasadorëve të BE-së: Njohje e ndërsjellë në fund të dialogut