Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka alarmuar për një raport siç ka thënë ai, në nivelin më të ulët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Këtë zhvillim aspak të mirë, Hoxhaj e ka quajtur të papranueshëm. “Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti. Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
-
Hoxhaj takon zyrtarët e NSC në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Hoxhaj: Amerikanët e evropianët, të koordinuar si asnjëherë më parë për dialogun
-
Hoxhaj: Kosova s’ka pasur qeverisje më të dobët se Qeveria Kurti
-
Hoxhaj sheh dy rreziqe nga dialogu, i druhet “paaftësisë” së Qeverisë së Kosovës