Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington D.C., ka takuar drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, Susan Falatko.
Në këtë takim u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.
“Diskutim i mirë me drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Susan Falatko, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe arritjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, thotë SHBA-ja
-
Hoxhaj në takim me delegacionin britanik: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë
-
Hoxhaj takon zyrtarët e NSC në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje
-
Hoxhaj nis takimet konsultative me akademikë e profesorë për dialogun
-
Kosova i kërkon SHBA-së garancën për zbatimin e marrëveshjes finale me Serbinë